Kosova, nikoqire e ndeshjeve të grupit të Kampionatit Evropian për grupmoshën U22 (meshkujt).
Tentativat e vazhdueshme të Federatës së Volejbollit të Kosovës që të jetë nikoqire e një eventi jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kampionati Evropian, në fund u shpërblyen duke fituar të drejtën për organizimin e ndeshjeve të grupit respektiv.
‘Dardanët’ janë pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Sllovakinë dhe Azerbajxhanin dhe të gjitha përballjet e këtij grupi do të zhvillohen në territorin Republikës së Kosovës.
Ndeshjet do të luhen mes datave 19-23 maj, 2022 dhe FVK ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e takimeve në harmoni me rregulloren dhe standardet që i kërkon një garë siç është Kampionati Evropian.
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...