Kombëtarja e Kosovës është njëra nga vendet e cila po kalon në një revulocion në futboll.
Ditë më parë “Daradnët” kanë kaluar nga Liga C e Nations League në Ligën B, shkruan Arbresh.info.
Kjo falë performancave të shkëlqyera ndaj Islandës ku nuk munguan edhe golat. Të udhëhequrit e Franco Fodas në dy ndeshje shënuan plot pesë gola dhe pësuan dy sosh.
Gjatë ditës së sotme faqja e specializuar e statistikave në futboll, Flashscore ka publikuar një listë ku tregon 10 kombëtaret që kanë realizuar më së shumti gola në histori të Nations League.
Ndër to është edhe Kosova ku ka lënë mbrapa dy gjigantët e futbollit botëror Francën dhe Italinë.

“Dardanët” renditen të tetit me 40 gola kurse Franca ka 38 e Italia një më pak. Listës i prinë Spanja me 51 sosh e pasuar nga Holanda me 49, pozitën e tretë dhe të katërt e ndajnë Belgjika dhe Suedia me nga 45./Arbresh.info
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...