Kombëtarja e Kosovës në hendboll për meshkuj është mposhtur nga Zvicra me rezultat 34:24 në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar “Yellow Cup” që po zhvillohet në Winterthur të Zvicrës.
Të përzgjedhurit e trajnerit Bujar Qerimi kanë hasur në vështirësi për ta shfaqur lojën e tyre më të mirë. Pavarësisht momenteve me aksione të rrjedhshme dhe mbrojtje të suksesshme, Kosova nuk ia ka dalë ta mbajë ritmin e lartë të kundërshtarëve.
Ky rezultat vjen pas humbjes nga Holanda në ndeshjen e parë të turneut.
Kosova do të përballet me Italinë të dielën, duke nisur nga ora 14:30.
Ndeshjet e këtij turneu shërbejnë si përgatitje për vazhdimin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2026./rtk/
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni