Kombëtarja e Kosovës në volejboll është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik.
Kosova është mposhtur në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Ballkanik te volejbollit në rërë, pas një rrugëtimi impresiv në këtë garë ku morën pjesë ekipet më të forta nga Ballkani dhe jo vetëm.
Dyshja Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami u mposht nga çifti moldave Bobcis dhe Korsakov, me rezultat 2-1 (21-18, 14-21, 8-15).
Kosova madje arritën të fitojnë setin e parë, por nuk arritën të qëndrojnë konsistentë në dy setet tjerë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
Kosova u kualifikua në çerekfinale pasi fitoi pikë në tavolinë kundër Serbisë, e cila refuzoi të dal në fushë.
Dyshja “Dardane” e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, nga tri ndeshje të luajtura, ka regjistruar dy fitore dhe një humbje, ndërsa në përballjen e katërt vazhdoi tutje pa lojë pasi Serbia nuk u shfaq fare në fushë për duel./Arbresh.info/
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...