Seria prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe suksesi i arritur në turneun ndërkombëtar në Turqi, ka bërë që Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave të arrijë pozitën më të mirë në renditjen e FIFA-s që nga anëtarësimi i FFK-së në këtë institucion, përcjell Arbresh.info.
Kosova tani është e 91-ta, duke e përmirësuar pozitën e saj për nëntë vende dhe është Kombëtarja që ka bërë përparimin më të madh në renditjen e FIFA-s.
Në fund të muajit të kaluar, Dardanet triumfuan në turneun e mbajtur në Alanya, duke fituar ndaj Hong Kongut, Estonisë dhe Indisë.
Në prill, Kosova do të nisë ciklin e ri kualifikues për Evropian, ku bën pjesë në Grupin B4 bashkë me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.
Sa i përket renditjes së FIFA-s, Spanja është e para, derisa pasohet nga Anglia, Franca, SHBA-ja e Gjermania.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...