Arbër Zeneli ishte padyshim në formë të jashtëzakonshme por fati ishte kundër tij.
Ai që ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitje.
Ylli i Heerenveen ka lënduar rëndë këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për disa javë.
Së paku kështu ka njoftuar skuadra holandeze nëpërmjet faqes së tyre zyrtare por nuk ka treguar kohën e saktë se sa do të mbetet jashtë fushave Zeneli.
22-vjeçari ishte në formë tejet të mirë pasi shënonte vazhdimisht me klubin bardh e kaltër.
Zeneli ishte në formë të jashtëzakonshme javët e fundit me Heerenvenin duke shënuar katër gola
Në shtatë ndeshje këtë edicion, Arberi ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim.
Sulmuesi anësorë pritej të ishte titullar për Kosovën në ndeshjen ndaj Ukrainës dhe Islandës, por tani pas lëndimit ai do t’i humbasë të dyja sfidat.
Kujtojmë që ish-anëtari i Elfsborg më parë ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Suedisë para se të zgjidhte Kosovën.

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...