Kosova ka mbetur pa medalje në Lojërat Evropiane, pasi u eliminua edhe skuadra e fundit që përfaqësonte.
Ekipi i Kosovës i tekbollit ka përfunduar garat në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Dyshja e lojtarëve, Adrien Uka dhe Krenar Emini pësuan humbje ndaj Malit të Zi (2:1 në sete) dhe Hungarisë (2:0), në kuadër të grupit B.
Kujtojmë që Uka në individuale arriti deri në çerekfinale.
Me garuesit e tekbollit, përfundojnë garat për ekipin e Kosovës në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, në të cilin për herë të parë nuk fituam medalje.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...