Kosova ka regjistruar fitore në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër Estonisë.
Vashat tona kanë mposhtur me përmbysje skuadrën e Estonisë në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e martë) në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqiret siguruan epërsinë në minutën e 22′ duke realizuar për 1 me 0 nga pika e bardhë – goditje që u ekzekutua nga Katrin Loo.
Por, vashat tona arritën të barazojnë shifrat vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë duke realizuar për 1 me 1 me anë të Modesta Ukës.
Goli i përmbysjes u realizua sërish nga Uka në minutën e 56′ dhe në fund doli të jetë vendimtar.
Kosova qëndron në pozitën e katërt në tabelë pas dy fitoreve nga tri ndeshjet e zhvilluara deri tani në Grupin A./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...