Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë miqësore me Kuvajtin. Të dielën mbrëma në Podgoricë, Kosova fitoi me 25:22.
Në fakt ndeshja u luajt deri në minutën e 55-të. Loja ishte më e ashpër se e para dhe në minutën e 55-të u lënduan dy lojtarë të Kuvajtit.
Kjo bëri që me marrëveshje të dy skuadrave pesë minutat e fundit mos të zhvillohen fare dhe të vlejë rezultati i minutës së 55-të.
Djemtë tanë kanë shfaqur ndeshje cilësore dhe ishin në epërsi prej fillimit.
Ndërkohë përzgjedhësi Bujar Qerimi ua ka dhënë rastin të gjithëve. Dy ndeshjet me Kuvajtin ishin shumë të rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares.
Janë promovuar emra të rinj që do të shërbejnë për të rritur konkurrencën. Disa prej lojtarëve debutues pritet të jenë të rëndësishëm që në ndeshjet e janarit, që janë kualifikuese.
Pas një jave përfaqësuesja jonë në Podgoricë e luan edhe një miqësore me Malin e Zi./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...