Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të dielën një stërvitje të lehtë dhe të fundit në Prishtinë para se të udhëtojë drejt Anglisë për përballjen të martën në stadiumin e Sauthampton me “Tre Luanët”.
Ekipi i Bernard Challandes këtë herë ka dal i përgjysmuar në stërvitje.
Trajneri 68-vjeçar ka lënë të lirë futbollistët që ishin titullarë të shtunën në “Fadil Vokrri”, ku Kosova e mposhti 2-1 Çekinë.
I vetmi lojtar që luajti titullar ndaj Çekisë e që u paraqit sot në stërvitje ishte anësori sulmues, Elbasan Rashani, asistuesi te goli i barazimit i shënuar nga Vedat Muriqi.
Bashkë me Rashanin, u stërvitën edhe Valon Berishën e Florent Muslija – që të dy u inkuadruan në pjesën e dytë. Ata një pjesë të madhe të stërvitjes e kanë mbajtur të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës që nuk gjetën minuta kundër Çekisë.
Kjo është stërvitja e fundit e Kosovës në Prishtinë, pasi të hënën “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Anglisë dhe pasdite do të kryejë stërvitjen e fundit para përballjes të martën me “Tre Luanët”.
Pas katër ndeshjeve në Grupin A, Kosova renditet e dyta, pas Anglisë.
“Dardanët” kanë grumbulluar deri më tani tetë pikë, një më pak se lideri dhe kundërshtari i së martës, “Tre Luanët”.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut