Kosova ka arritur fitore shumë të rëndësishme përballë Irlandës së Veriut (3-2) në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Dardanët e gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë.
Një ndërhyrje e palejuar në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti.
Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).
Rashica ishte sërish i përfshirë. Anësori dhuroi një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19’).
Kosova vazhdoi të rrezikonte edhe në minutat në vijim, ndërsa Rashica dhe Florent Muslija i patën rastet më të mira. Sidoqoftë, mysafirët arritën ta ngushtonin rezultatin me një gol të shënuar nga Shayne Lavery (45’).
Sikurse në pjesën e parë, vendasit e nisën akoma më bukur gjysmën e dytë duke e rikthyer epërsinë prej dy golash që në minutat e para të fraksionit të dytë.
Lirim Kastrati dhuroi një harkim nga e majta dhe në vendin e duhur ishte Vedat Muriqi për ta realizuar golin e dytë personal në këtë takim (52’).
Për disa çaste pati një dyshim për pozitë jashtë loje, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e konfirmoi golin.
Pas një harkimi në zonë nga Jordan Thompson, Daniel Ballard (83′) e ngushtoi rezultatin.
Në vijim mysafirët rrezikuan në dy raste që nuk u konkretizuan.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ka gjashtë pikë, tri më pak se Greqia që triumfoi ndaj Qipros dhe pikërisht ndaj Helenëve zhvillojmë ndeshjen e radhës./arbresh.info/
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...