Kosova e ka mposhtur thellë Shqipërinë me rezultat në parakualifikimet 99-84 FIBA EuroBasket 2029, sfidë kjo e zhvilluar në Shkodër.
“Dardanët” e nisën takimin për mrekulli duke krijuar epërsi që nga çereku i parë, derisa pjesa e parë u mbyll 28-44, shkruan Arbresh.info.
Edhe në dy çerekët e tjerë, Kosova e mbajti këtë epërsi dhe në fund triumfoi me 15 pikë.
Më i dalluari në këtë sfidë ishte Dardan Berisha me 35 pikë, gjashtë asistime kurse lojë të mirë bëri edhe Erjon Kastrati që shtoi 21 pikë tjera.
Për Shqipërinë më i miri ishte Hamati me double-double prej 19 pikëve e 10 kërcimeve.
Kosova dhe Shqipëria ndodhen në grupin C kualifikues së bashku me Sllovakinë. Kjo ishte ndeshja e parë për Dardanët.
Derisa Shqipëria ka dy humbje pas dy takimeve.
Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan në shtëpi ndaj Sllovakisë gjatë muajit shkurt./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...