ombëtarja e Kosovës në futsall tash e disa ditë është duke u përgatitur për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2026, që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji.
Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 10, bashkë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë. E duelin e parë do ta zhvillojnë si mysafirë të premten kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, derisa më 17 dhjetor do të luajnë në shtëpi kundër Bullgarisë, njofton FFK. Kjo është hera e parë që Kosova kualifikimet për Evropian i nis nga ‘Main Round’, ku 10 ekipet e renditura në pozitën e parë i bashkohen Letonisë dhe Lituanisë si nikoqire në finalet e Euro 2026, derisa tetë ekipet më të mira të vendeve të dyja luajnë në ‘play-off’ në shtator për katër bileta tjera të Evropianit.
Përzgjedhësi Agon Ramadani dhe lojtarët Ramadan Alaj, Bajram Ramadani dhe Mërgim Dervishaj u shprehën optimistë se në këtë cikël kualifikues do të tregojnë paraqitje më të mira dhe pse jo të jenë befasia e grupit.
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...