Shqipëria, u godit nga një tërmet prej 6,3 ballësh në këtë të martë, ku dhjetëra persona mbetën të vdekur e qindra të tjerë të plagosur.
Që nga momenti i tërmetit të tmerrshëm, po thuajse e gjithë Kosova filloi aksione humanitare për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti. E një veprim të tillë e bëri edhe ‘’Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB)’’ së bashku me Klubin e PingPongut të Prishtinës’’, të cilët njoftuan që do të organizojnë një aktivitet sportiv të ardhurat e së cilës do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, transmeton arbresh.info
Ata kanë bërë të ditur se ky aktivitet do të mbahet tek Pallati i Rinisë në Prishtinë me 4 dhjetor duke filluar nga ora 18.00.
Më poshtë mund të shini njoftimin e plotë të bërë në Facebook.
“Rotary Club Prishtina Newborn (RCPNB) në bashkëpunim me Klubin e PingPongut të Prishtinës organizojnë me datën 4 Dhjetor një ngjarje sportive. Ngjarja organizohet në Pallatin e Rinisë, në ora 18:00, dhe pjesëmarrja kushton 5 euro. Mjetet e mbledhura nga kjo ngjarje dedikohen të prekurve nga termeti në Shqipëri. Eja bashkohu edhe ti.”/arbresh.info/

Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...