Kosova ka barazuar ndaj Armenisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-2.
Alian Giresse për këto dy ndeshjet miqësore të nëntorit ka zgjedhur lojtarë të rinj dhe me potencial për ekipin A të Kosovës, gjë që edhe formacioni startues ishte me lojtarë të tillë.
Goli që e vendosi pjesën e parë erdhi në minutën e 24-të, u shënua nga Zhirayr Shaghoyan.
Armeni mori një top në afërsi të zonës dhe shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.
Kosova tentoi të rrezikojë sidomos nga krahu i djathtë, por që nuk ishte edhe aq e rrezikshme.
Në pjesën e dytë Kosova shtoi presionin drejt portës armene dhe për rezultat erdhi edhe barazimi.
Në minutën e 66-të Kosova fitoi penallti, pas një ndërhyrje në zonë.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Lirim Kastrati që shënoi për 1-1.
Por armenët që kishin një skuadër dukshëm më me përvojë arritën të kthehen në epërsi në minutën e 82-të me Kamo Hovhannisyan.
Por djelmoshat tanë nuk u dorëzuan dhe arritën barazimin në minutën e 93-të me Donat Rushanin i cili afrohet bukur afër zonës, gjuan dhe fal një devijimi të vogël topi shkon në rrjetë për 2-2.
Një test i mirë për djelmoshat tanë të rinj që në të ardhmen synojnë në vend në ekipin A të Kosovës.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...