Ishin më të mira, mbizotëruan lojën e topin e qarkulluan më mirë, ndërtuan aksione të mira, krijuan shumë raste shënimi, një herë shënuan, vajzat e Kosovë A, duke kaluar në epërsi, kundrejt Kazakistanit, njofton FFK, transmeton arbresh.info.
Por të vetmen gjë që sot nuk arritën sot futbollistet tona ishte se nuk arritën të mposhtin edhe njëanshmërinë e gjyqtarëve nga Moldavia, të cilët e gjykuan një gjuajte nga pika e bardhë shumë, shumë të dyshimtë, që ia mundësoi Kazakistanit ta barazojë rezultatin dhe duke ua mohuar fitoren e plotë vashave të Kosovës.
Dhe jo vetë vetëm ky gjykim penaltie, por edhe vendimet tjera ishin plotësisht të gabueshme, jo profesionale e me tendca, sa që po të kishte një kontroll nga FIFA, kontrollorit do të i dilte shumë punë për ta përpiluar një raport që do të merrte shumë. Si do që të jetë vajzat e Kombëtares me lojën treguar dhe me rezultatin baras dëshmuan se janë në nivelin e mirë karshi skuadrave që me vite janë në arenën ndërkombëtare.
Loja plotë imagjinatë e kapitenes Edona Kryeziut, shpirti mbrojtës i portieres Besarta Lecit, bashkë me fjolla Shalën e Lirdonë Sylën që për përbëjnë kështjellën e pamposhtur të Kombëtares dhe mesfushën dhe sulmin e pakompromis. të Valentinë Limanit, Blerta Shalës, Kaltrinë Biçkajt e Mirela Jakupit që ishte tmerri i mbrojtjes kundërshtare, na jep besimin të shpresojmë se Kosova ngadalë po ngritët në një nivel të lartë dhe për lakmi. E kush nuk e deshi sot fitoren, që për mendimin tim, na e mohuan gjyqtarët.
Fitoren e deshën shumë futbollistet, Shtabi teknik, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi që erdhi në përkrahje të vajzave, i cili para ndeshjes u foli atyre për mbështetjen dhe rëndësinë që jep FFK-ja dhe i uroi përftore, njëjtë edhe anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave që u bëri thirrje për një paraqitje të dinjitetshme, por ky është futbolli. mbase edhe kjo është bukuria e tij. Kosova ka një të ardhme të mirë edhe sa i përket futbollit femëror, por nevojitet pakëz durim.
Vashat tona kaluan në epërsi në minutën e 66-të përmes Mirela Jakupit, pas një bashkëveprimi të mirë. Ndërsa Kazakistani barazoi nga pika e bardhë në minutën e 71-të përmes Kirgizbaves. Pas ndeshjes deklaruan:
Afërditë Fazlija , përzgjedhëse
Përkundër se ishte ndeshja e tretë brenda 6 ditëve, realisht Ishim shumë të barabarta sa i përket cilësisë edhe pse ndodhë shumë më lartë në renditje. Jemi përgatitur për këtë ndeshje në aspektin taktik. Unë jam e kënaqur me angazhimin e futbollisteve. Mendoj se kjo është forca reale e Kombëtares. Mbizotëruan gjatë gjithë kohës, kemi pasur shumë aksione të mira, kemi pasur posedimin e topit. Shënuam gol nga një aksion të mirë. Por Kazakistani barazoi përmes një penaltie. Në përgjithësi vajzat i kanë zbatuar detyrat ashtu si i kishim paraparë. Mendoj se si Shtab edhe unë si përzgjedhëse jemi të kënaqur me lojë, sepse kjo pasqyrë e kësaj ndeshje na jep shpresë se jemi në hapa të duhur si Kombëtare,
Edona Kryeziu, kapitene
Jemi përgatitur mjaft për këtë lojë. Luajtëm mirë e mbizotëruam gjatë gjithë ndeshjes. Kaluam në epërsi, ndaj është e dhembshme që nuk arritëm fitore të plotë. Si do qoftë unë i përgëzojë të gjitha bashkëlojtaret për një angazhim maksimal në lojë.
Mirela Jakupi, futbolliste
Çka të them jam e lumtur për golin e njëkohësisht e dëshpëruar që nuk korrëm fitore. Ishim më të mira, por siç duket në futboll nganjëherë jo gjithherë fiton më i miri. Ishim shumë afër fitores dhe e deshëm shumë fitoren.
Kosova – Kazakistani 1:1 (0:0)
Stadiumi: Starlight Side
Shikues disa qindra.
Gjyqtarë: A. Sutmilov, D. Ponomozenko, G. Usitiu (Moldavi)
Shënues: M. Jakupi(66) për Kos e Kirgizbava për Kaz.
K.V. Syla e V. Berisha të Kos. e Zhumbakazyzu e Botnikova të Kaz.
Kosova: Leci, F. Shala, Vllasaliu (Haxha), Syla, Biçkaj (Rexha), B. Shala (V.Berisha), Jakupi, Limani, Kryeziu, Bajra0g. Berisha), Ejupi (V. Berisha).
Kazakistani: Zheleznzak, Demidova, Nurusheva, Kozmakumet, Babushk (Kulmagambetova)Turlybekova (Borotnikova), Vydanova, Zhumbakazyzu (Vlassova), Karibayeva, Kirkizbhe Imsailova.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën