Koronavirusi nuk po e lë të qetë kapitenin e Kosovës: Testohet përsëri pozitiv me Covid19

SOUTHAMPTON, ENGLAND - SEPTEMBER 10: Harry Kane of England is tackled by Amir Rrahmani of Kosovo during the UEFA Euro 2020 qualifier match between England and Kosovo at St. Mary's Stadium on September 10, 2019 in Southampton, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

14:24 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Reprezentusi i Kosovës, Amir Rrahmani është testuar pozitiv me COVID-19, njofton faqja zyrtare e Napolit, përcjell Periskopi.

Kjo është hera e dytë që kapiteni i Kosovës po testohet pozitiv në testin për koronavirus, anipse ditë më parë është raportuar për shërimin e tij.

Rrahmani fillimisht ishte testuar pozitiv në fund të nëntorit, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Më 2 dhjetor, skuadra e Napolit konfirmoi se e gjithë skuadra janë testuar negative, që nënkuptonte shërimin e Rrahmanit.

Por, sot Napoli njofton se mbrojtësi i Kosovës është testuar pozitiv në COVID-19./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme