Meriton Korenica po kalon një formë të shkëlqyer me Clujin në Superligën e Rumanisë.
Nga ndeshja në ndeshje ai po tregon gjithë potencialin dhe se sa i rëndësishëm është ai për klubin e tij, shkruan Arbresh.info.
Mbrëmë ai realizoi një supergol në ndeshje ndaj Dinamo Bukureshtit, por skuadra e tij u ndal me barazim 1-1.
Korenica u vlerësua me notën 7.5 nga gjiganti i statistikave SofaScore dhe zuri vend në formacionin e javës në elitën rumune.
Gjatë këtij sezoni “Kore” me Clujin ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar edhe gjashtë asisitime./Arbresh.info

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur di...
Meteorologët paralajmërojnë se kjo verë do të sjellë nxehtës...
Bllokimi i punimeve në Ishullin Urban, Rama mban konferencë ...
Haradinaj: Jam për Ballkanin e Hapur, por me një kërkesë – S...
Mourinho kërkon transferimin e një mbrojtësi të majtë, tre e...
Incident i pazakontë në Britani, radio shpall gabimisht vdek...