Leart Paqarada do të jetë pjesë e Koln në Bundesligë nga sezoni i ardhshëm. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës që aktualisht është pjesë e St. Pauli në Bundesliga 2, ka firmosur një kontratë trevjeçare me Koln.
Kjo lëvizje e Koln në merkato vjen edhe prej faktit se në fundin e këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli i luajtur kapiteni Jonas Hector dhe Paqarada që konsiderohet si një nga më mbrojtësit e majtë më të spikatur në Bundesliga 2, është përzgjedhur nga drejtuesit e gjermanëve për të zëvendësuar 32-vjeçarin.
Paqarada ka një karrierë të ndërtuar në Gjermani teksa 28-vjeçari e ka nisur me të rinjtë e Werder Bremen për të kaluar më pas te të rinjtë e Leverkusen dhe më pas Sandhausen.
Gjithsesi, tashmë vjen hapi më i madh i karrierës për lojtarin e Kosovës teksa aktualisht Koln renditet në vendin e 13-të me 17 pikë dhe pritet të luftojë deri në fund për qëndrimin në elitë. /SS/
Vdekja e ish-kandidatit për deputet të AAK-së, Haradinaj: Na...
Aksion i policisë në veri, gjenden armë, municion dhe mjete ...
Mimoza Shala shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kandidatit...
Eliza Hoxha nga “Liria ka Emër” viziton Nënën Fe...
Policia arreston inspektorin e punës për marrje ryshfeti në ...
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...