Agjenti i lojtarit të Uellsit, Gareth Bale ka bërë të ditur se mundësia se ai do të largohet nga Reali janë të mëdha.
Bale do të largohet nga madrilenët pas një sezoni të tmerrshëm.
Agjenti i tij ka thënë se më shumë gjasë do të rikthehet në ndonjë skuadër angleze, por e ardhmja e tij varet edhe më paraqitjen e tij me fanellën e kombëtares.
“Gareth do të largohet nga Real Madrid. Rikthimi në Angli është i mundshëm”, ka thënë Barnett.
“E ardhmja e tij tani varet nga Uellsi dhe ndeshjet e ‘Play Off’ për Kupën e Botës” ka shtuar ai.
Uelsiani më herët ka qenë pjesë e Tottenhamit ndërsa pas një formë mjaftë të mirë tek skuadra angleze, ka rënë në sy të Real Madridit ku edhe është transferuar, ndërsa gjatë kohës së tij në Spanjë është rikthyer tek “The Spurs” në formë huazimi. /arbresh.info/
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike