Federata e Futbollit e Kosovës me seriozitetin më të madh iu ka qasur krijimit të kushteve për të gjitha ekipet kombëtare.
Kështu, siç bën të ditur drejtori për marrëdhënie me jashtë dhe ekipet kombëtare z. Artan Govori, tashmë është arritur marrëveshja me FSHF-në që të ketë ndeshje miqësore me ekipet kombëtare të U-15, U-17 dhe U-19.
Së këndejmi, thotë z. Govori prej 1 deri më 5 maj, ekipi kombëtar U-15 do të qëndrojë në hotel “Tropikal” në Durrës dhe do të zhvillojë dy ndeshje me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

“Po ashtu në fund të muajt maj do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet ekipeve kombëtare U-19. Ndërsa në datat e lira të FIFA-s në muajin shtator po ashtu do të zhvillohet një ndeshje ndërmjet ekipeve kombëtare U-17. Ne do të vazhdojmë të punojmë në vazhdimësi në ngritjen e ekipeve kombëtare”, ka thënë Govori.
Ai ka shtuar se janë në kërkim që të sigurojmë sa më shumë ndeshje ndërkombëtare dhe jo vetëm për këto grup-mosha, por edhe për Kombëtaret U-21 dhe kombëtaren “A”./arbresh.info/
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...