Mike Tyson trondit botën e boksit me deklaratën e tij të fundit, ku deklaroi se ndeshja me Floyd Mayweather është zyrtare dhe do të zhvillohet në mars, në Afrikë.
Tyson ka zbuluar se ky duel, i cili pritet të sjellë fitime marramendëse për të dy legjendat, është diçka që as ai vetë nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se mund të ndodhte.
Në një prononcim për MMA Weekly, ai tha se boksi ka hyrë në një epokë të re të paparashikueshmërisë dhe se kjo ndeshje është prova më e mirë e kësaj.
“Ende nuk mund ta besoj që Floyd pranoi ndeshjen. Do të jetë keq për shëndetin e tij, por ai e dëshiron, kështu që nënshkruam kontratën dhe do të ndeshemi”, u shpreh Tyson.
Edhe pse detajet si numri i raundeve, madhësia e dorezave apo përmasat e ringut nuk janë shpallur ende, Tyson konfirmoi diçka fantastike: përballja zhvillohet në Afrikë dhe synon të thyejë çdo rekord, duke u bërë një nga ngjarjet më të mëdha sportive në histori.
Dy kampionët, të cilët së bashku numërojnë plot 100 fitore në karrierat e tyre brilante, kanë fituar miliona në ndeshjet ekspozuese të viteve të fundit, por kurrë nuk kanë hyrë në një përballje kaq të pazakontë sa kjo.
Ndryshimi i madh në peshë pritet të ndezë kureshtjen e publikut botëror: Tyson luftonte në peshat e rënda me rreth 100 kilogramë, ndërsa Mayweather ka garuar në pesë kategori të ndryshme mes 60 dhe 70 kilogramëve.
Ky kontrast i jashtëzakonshëm është një nga arsyet pse përballja po cilësohet si një spektakël i paprecedentë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...