Anthony Joshua do të luftoj në muajin shtator kundër Alexander Povetkin, gjë që do e shtyej meçin e tij kundër Deontay Wilder deri në vitin 2019.
Thuhej që kampioni në IBF, WBA dhe WBO, Joshua do të përballet me mbretin e WBC-së, Wilderin, për të gjitha rripet para të përfundoj viti, transmeton portali arbresh.info. Por, tani duket që meçi i shumëpritur do të shtyhet të paktën deri në muajin shkurt.
“Për momentin, ne do të përballemi me Povetkinin”, ka thënë promotori i Joshuas, Eddie Hearn. “Ne dëshirojmë të luftojmë në shtator, por shtatori nuk funksion me Wilderin për shkak të kohës së shfaqjes”
“Unë mendoj se meçi kundër Wilderit do të nënshkruhet, por varet nëse ne do të luftojmë me Povetkinin së pari”
“Nëse meçi kundër Povetkinit zhvillohet në shtator, atëherë Wilderi ndoshta duhet të pres deri në shkurt”
“Kjo do të thotë që ne do të shkojmë ndoshta në Cardiff për të luftuar me Wilderin”
Sa i përket meçit kundër Pevetkinit, Wembley pritet të jetë stadiumi ku do të zhvillohet përballje mes tyre./arbresh.info/
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...