Nga 23 deri më 26 nëntor 2018, në Mitrovicë (Kosovë), do të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari” për meshkujt e elitës, bënë të ditur Konfederata Evropiane e Boksit, shkruan arbresh.info.
Organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës në Mitrovicë, turneu ka tani edicionin e 20-të.
“Pas lirisë së Kosovës, disa sportistë të boksit takohen dhe ju ka lindur ideja për të organizuar një turne boksi në datën 28 nëntor, në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari 1955 – 1998,” thuhet në njoftimin e Konfederatës.
Këtë vit 55 boksierë nga 13 vende: Bosnja, Bullgaria , Republika Çeke, Italia, Polonia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Kosova do të luftojnë për medaljet e arta të këtij turneu.
Edicioni i 20-të i këtij turneu është i vendosur për meshkujt, dhe salla “Minatori” do të jetë nikoqire në seancën e parë më 24 nëntor në orën 16:00./arbresh.info/
55 boxers from 13 countries will fight for Adem Jashari Tournament. It is the 20th edition of this tournamenthttps://t.co/Bm3KMFFmaP#boxe #tournament #kosovo #sport #boxing pic.twitter.com/iGRhU8KkT7
— EUBC Boxing (@EUBCBOXING) November 23, 2018
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...