Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate do të hyjë këtë sezon në vitin e fundit të kontratës së tij tek Liverpooli.
Sipas të famshmes angleze, “The Guardian”, mbrojtësi francez ka refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit për të rinovuar kontratën e tij.
Gjithnjë sipas tyre kjo ka çuar në bllokim të negociatave midis dy palëve, mes frikës brenda klubit për përsëritjen e skenarit të Alexander-Arnold, i cili u largua për në Real Madrid këtë verë.
Lojtari ka shprehur pakënaqësinë e tij me strukturën e ofertës së re, ndërsa përfaqësuesit e tij po kërkojnë një pagë bazë më të lartë.
Gazeta sqaroi se Liverpooli shtyu negociatat me Konate gjatë sezonit të kaluar, duke u përqendruar në vend të kësaj në rinovimin e kontratave të Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, të dy prej të cilëve kanë nënshkruar tashmë marrëveshje të reja në prill, përpara se të zhvendoste vëmendjen tek e ardhmja e mbrojtësit francez.
Raporti konfirmoi se dështimi për të arritur një marrëveshje me Konate këtë verë mund ta vendosë Liverpoolin në një pozicion të vështirë.
Shpesh është raportuar se Real Madridi e ka synim transferimin e francezit.
Konate iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2021 nga Leipzigu, dhe në sezonin e parë nuk gjeti hapësirë të madhe, mirëpo me kalimin e kohës ka ndërtuar një tandem të frikshëm në qendër të mbrojtjes së bashku me Virgil van Dijkun./Arbresh.info
? Ibrahima Konaté has REJECTED Liverpool’s contract renewal offer and he is now stalling in negotiations.
(Source: Guardian) pic.twitter.com/U2k0hnPCRt
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 23, 2025
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...