Ashtu siç mbeti jashtë Kupës së Botës, Uellsi rrezikon të mbetet jashtë edhe Evropianit.
Të besuarit e Ryan Giggs nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Kroacinë.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët.
Nikola Vlasic i befasoi vendasit duke shënuar për 0-1 në minutën e nëntë të takimit.
Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, anësori i Real Madridit, Gareth Bale, shënoi për vendasit golin e barazimit.
Në pjesën e dytë dy skuadrat u munduan të bëjnë diçka më shumë, por nuk ia dolën të shënojnë ndonjë tjetër gol. /Gazeta Express/
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...