Dinamo e Ferizajt është skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, duke kompletuar 16 ekipet e mbetura në garë për trofeun.
Gjatë ditës së sotme u zhvillua ndeshja e fundit e 1/16-tës në Kupën e Kosovës, ku u ndeshen Dinamo dhe Vushtrria.
Fitore shënoi Dinamo me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar në minutën e 73-të nga Drilon Sadiku.
Me këtë fitore, Dinamo i bashkohet skuadra të kualifikuara në fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës.
Të mërkurën, pjesëmarrjen në 1/8-të e finales e kanë siguruar Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.
Të enjten ishte tri ndeshje, ku u kualifikuan edhe Prishtina e Re, Suhareka dhe Vjosa.
Shorti për ndeshjet 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më datë 12.12.2023 (e martë) nga ora 12:00 në selinë e FFK-së.
Ndeshjet e kësaj faze pritet të zhvillohen në fillim të shkurtit, atëherë edhe kur fillon sezoni pranveror në futbollin e Kosovës. /Telegrafi/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...