Bayern dhe Inter ballafaqohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nesër mbrëma.
Para ndeshjes në një konferencë për media ka dal trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se situata e skuadrës së tij është e vështirë duke pasur parasysh edhe lëndimet e forta.
“Ne jemi në një situatë të vështirë. Ne ende po konkurrojmë në tri frontet, por duhet të shikojmë para nëse duam të bëjmë mirë”.
“Ne duhet të besojmë se lojtarët të cilët do të futen në fushë nesër do të dhurojnë një paraqitje të mirë për të marrë rezultatin që duam”.
“Mos të harrojmë se këta lojtarë janë stërvitur gjithmonë mirë dhe duke marrë parasysh kontributin e tyre, ne kemi besim të plotë tek ata”.
“Lëndimet nuk do të ndryshojnë qëllimin tonë ose idetë që kemi. Unë dua të fokusohem që të ndihmojë ekipin të dhurojë paraqitjen më të mirë të mundshme”.
“Të gjithë kanë kontribuar deri në këtë pikë. Ne duhet të besojmë, vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm”.
“Të ankohem për situatën tonë nuk është stili im. Kush do që luan, unë kam besim të plotë te secili lojtar”, ka thënë Kompany.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të filloj nga ora 21:00./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...