Trepça ’89 është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2016/17, raporton Arbresh.info.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar për këtë sukses klubin nga Mitrovica.
“Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon KF Trepça ’89 për suksesin historik të tij, të arritur në futbollin tonë, me ç’rast u shpallën për herë të parë kampion.
Me këtë rast, KOK ju uron sukses edhe në garën evropiane të Ligës së Kampionëve, ku nuk do ta prezantojnë vetëm futbollin tonë, por gjithë sportin e Kosovës.
Kosova, tani ka nevojë për prezantim sa më të suksesshëm”, shkruhet në urimin e Komiteti Olimpik të Kosovës. /Arbresh.info
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...