Është zhvilluar këtë të martë mbledhja e parë e Komisionit të Medias të UEFA-s për vitin 2024, ku u diskutuan disa çështje të rëndësishme lidhur me mënyrën e komunikimit të UEFA-s dhe federatave anëtare me publikun.
Kjo mbledhje u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, Armand Duka, cili poashtu është edhe Zv.President i UEFA-s, përcjell Arbresh.info.
Gjatë mbledhjes u bë një bilanc i punës së bërë gjatë dy viteve të fundit nga ky komision, ndërsa u dhanë edhe udhëzime nga grupi drejtues për përmirësimin e komunikimit në të ardhmen.
Gjithashtu, u diskutua edhe për integrimin e Inteligjencës Artificiale në format e komunikimit të UEFA-s dhe të gjithë federatave anëtare, për format e reja të komunikimit të UEFA-s gjatë dy viteve të ardhshme si edhe u vendos mbajtja e një konference komunikimi për vitin 2024.
Në mbledhjen e Komisionit të Medias u fol edhe për platformat e komunikimit online: përditësimi i përmbajtjes digjitale të UEFA EURO 2024 dhe rrjeteve sociale të UEFA Champions League, por edhe për aktivitetet mediatike gjatë finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. /Arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...