“Beteja” mes kryesisë së Trepçës dhe tifogrupit “Torcida”, po vazhdon në forma të ndryshme tash e disa kohë.
Që nga dështimi për inkuadrim në Superligën e Kosovës, “Torcida” ka nisur aksionet kundër kryesisë së Trepçës, pasi këta të fundit nuk i kanë përmbushur premtimet e dhëna, shkruan Arbresh.info.
Premtimi kryesor ka qenë inkuadrimi në Superligë këtë edicion mirëpo edhe ky sezon i ri që do të nis Trepçën do ta gjej në Ligë të Parë.
Tifogrupi nga Mitrovica është duke protestuar në çfardo forme të mundshme kundër tyre, siç kemi raportuar edhe ditë më parë.
E kjo nuk u ka pëlqyer fare kryesisë së Trepçës, që tashmë janë duke përdorur faqen zyrtare të klubit që t’i kundërvihen Torcidës.
Me profilin zyrtar të klubit, shihen disa komente si më poshtë:


Pas kësaj “Torcida” ka dal me një reagim në rrjetin social Facebook, ku e kanë cilësuar si poshtërim dhe degradim të klubit.
“Kjo kryesi ka dështuar në çdo aspekt: sportiv, menaxherial dhe moral. Dhe në vend që të japin dorëheqje për degradimin që i kanë sjellë klubit, tani po përdorin edhe faqen zyrtare të klubit për të kërcënuar tifozët, përfshirë edhe anëtarët tanë”
“Ky është kulmi i poshtërimit dhe dëshmon përfundimisht fytyrën e vërtetë të kësaj kryesie – të paaftë për të ngritur klubin, por të gatshëm të sulmojnë ata që e duan dhe e mbrojnë Trepçën me zemër”, shkruhet ndër të tjera në reagim.
Tutje “Torcida” thekson se nuk do të ndalet deri në largimin e tyre.
“Trepça është e qytetit, jo e një grushti individësh të sëmurë pas pushtetit. Ju do të largoheni, me ose pa dëshirën tuaj”, përfundon reagimi i tyre./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...