Komentatori arab mahnitet nga tifozja ruse, i këndon gjatë transmetimit direkt

11:05 | 17 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Të mërkurën u zhvillua ndeshja ndërmjet Finlandës dhe Rusisë në Kampionatin Evropian të futbollit.

Kjo sfidë e vlefshme për Grupin B u takoi rusëve të cilët triumfuan 0-1, shkruan Demokracia.com.

Një moment tejet interesant dhe qesharak të njëjtën kohë ndodhi me një komentator arab i cili po e komentonte ndeshjen në “Gazprom Arena”.

Kamera për një moment e “kapi” një tifoze ruse në tribuna e cila “ia mori zemrën” komentatorit arab.

Ky i fundit në momentin kur tifozja ruse u shfaq në ekran ai filloi t’i këndonte asaj.

“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time Unë, zemra ime, dhe gjithçka i përket asaj”, raportohet se ishin fjalët në këngën e komentatorit arab.

Shpërndaje në rrjete sociale