Dardanët e futsallit kanë zhvilluar sot dy seanca intensive stërvitore në palestrën “1 Tetori”, në kryeqytet, në prag të udhëtimit për në Mal të Zi, ku do të zhvillohen ndeshjet e fazës paraeliminatore për Kupën e Botës.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Agon Ramadani, ekipi ka punuar paradite dhe pasdite për të arritur formën optimale, ndërsa do të ketë edhe dy ditë në Malin e Zi për përgatitje para ndeshjes së parë.

Programi i ndeshjeve:
9 prill: Kosova – Gjibraltari
10 prill: Kosova – Austria
12 prill: Kosova – Mali i Zi
Dy vendet e para në grup sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër.
Përzgjedhësi Agon Ramadani, kapiteni Ramadan Alaj dhe portieri Bajram Ramadani janë shprehur optimistë për arritjen e objektivit dhe kalimin e grupit./Arbresh.info

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë