“Kombëtarja e Gjermanisë nuk është më gjermane”

18:31 | 4 Qershor 2016
Arbresh Info

Nënkryetari i partisë politike ‘Alernative for Germany’, Alexander Gauland ka bërë edhe një koment tjetër racor në lidhje me skuadrën kombëtare të Gjermanisë.

Politikani ishte bërë lajm në mbarë botën në fillim të kësaj jave kur ai deklaroi që shumica e tifozëve gjerman janë në dijeni për lojtarin me ngjyrë Jerome Boateng që është i mirë në fushë, por që nuk e do askush atë as si një fqinj.

Gauland ka diskutuar sërish për këtë duke thënë që skuadra kombëtare e Gjermanisë “nuk është më një çështje e identitetit kombëtar”, por një “çështje të hollash”, transmeton portali arbresh.info.

“Një skuadër e futbollit të Gjermanisë apo Anglisë nuk është më gjermane apo angleze në kuptimin klasik”, tha ai.

“Tifozët çmenden pas futbollit, por kjo botë multikulturore është ende e huaj për shumicën nga ata”.

Komentet e Gauland janë injoruar shumë nga tifozët, të cilët kanë dhënë mesazhe në mbështetje të Boatengut në ndeshjen e Gjermanisë kundër Sllovakisë vikendin e kaluar./arbresh.info

Cjsl0WfWUAILRu1 Cjsl0f6WUAA1EIx

Shpërndaje në rrjete sociale