Tyler Adams do të ketë një motiv shtesë për të lënë gjurmë të hënën mbrëma, kur Bournemouth përballet me Manchester United në Old Trafford.
Emri i Adams ka dalë në diskutime brenda Manchester United si një nga objektivat e mundshëm për mesfushën, qoftë në afatin e janarit apo verën e ardhshme.
Me një vlerë rreth 40 milionë paund, ai konsiderohet një alternativë më e përballueshme krahasuar me emra si Carlos Baleba, Elliot Anderson dhe Adam Wharton.
Në moshën 26-vjeçare, lojtari nga Neë Yorku është i entuziazmuar për përballjen direkte me Bruno Fernandes dhe Casemiro, ky i fundit që rikthehet pas pezullimit.
Adams e ka pranuar hapur se Old Trafford mbetet një stadium i veçantë për të. Ai ka luajtur aty edhe më parë me RB Leipzig gjatë periudhës së Covidit, përvojë që, sipas tij, e bindi se Premier League është niveli ku dëshironte të ishte.
Rikthimi i vazhdueshëm në atë stadium dhe rezultatet pozitive e bëjnë këtë përballje edhe më të veçantë.
Në aspektin statistik, Adams është ndër më të mirët e kampionatit në rolin e numrit 6. Ai ka realizuar më shumë ndërprerje se çdo mesfushor tjetër në Premier League këtë sezon, përjashtuar vetëm Moises Caicedo, dhe renditet i shtati për numrin total të ndërhyrjeve, duke përfshirë edhe mbrojtësit.
Muajin e kaluar tregoi edhe një tjetër dimension të lojës së tij, duke shënuar një gol spektakolar ndaj Sunderland, kur nga gjysma e fushës lobi portierin nga brenda rrethit qendror. Goli u votua më i miri i muajit në nëntor.
Një figurë kyçe e përfaqësueses së SHBA-së, Adams po pret me padurim një verë të madhe, me Kupën e Botës që do të zhvillohet në vendin e tij, si dhe Meksikë e Kanada, dhe ajo verë mund të bëhet edhe më e rëndësishme nëse Manchester United vendos të bëjë lëvizjen e radhës./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund...
Neurologu zbulon zakonin që shmang për të mbrojtur trurin
Pentagoni nënshkruan kontrata me shtatë gjigantë të Al
Pesë zakone që po ju plakin më shpejt, sipas ekspertit shënd...
Shenjat delikate që tregojnë se keni mungesë kronike të gjum...