Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 në grupmoshat nën 17 dhe nën 19 vjeç.
Kombëtarja e Kosovës U17 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor, 2023.
Ndërkaq, Kombëtarja U19 bën pjesë në Grupin 7, ku janë përfshirë edhe Ukraina, Sllovakia dhe Malta. Kjo e fundit do të jetë nikoqire e mini-turneut të këtij grupi, ndeshjet e të cilit zhvillohen më 15, 18 dhe 21 nëntor.
Dy skuadrat e para në secilin grup do të kalojnë në raundin elitar së bashku me pesë skuadrat e vendit të tretë me bilancin më të mirë kundër dy të parave në grupet e tyre. /rtk
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...