Eintracht Frankfurt po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga klubet më të suksesshme në Evropë në zhvillimin dhe shitjen e sulmuesve me përfitime marramendëse financiare.
Brenda një harku kohor prej më pak se tri vitesh, klubi gjerman ka siguruar mbi 200 milionë euro vetëm nga largimet e tre sulmuesve të kalibrit të lartë: Randal Kolo Muani, Omar Marmoush dhe së fundmi Hugo Ekitiké.
Hugo Ekitiké – 75 milionë euro fitim në më pak se një vit
Frankfurti e huazoi Ekitikén nga PSG në janar të vitit 2024 dhe e bleu më pas për një shumë totale prej 20 milionë eurosh.
Vetëm disa muaj më vonë, sulmuesi francez transferohet te Liverpool FC për 95 milionë euro, duke sjellë një fitim neto prej 75 milionë eurosh.
PSG përfiton 20% të këtij fitimi, por edhe pas këtij përqindje, Frankfurti mbetet përfituesi kryesor. Randal
Kolo Muani – Nga zero në 90 milionë
Kolo Muani u transferua falas nga Nantes në vitin 2022. Vetëm një vit më pas, ai kaloi te Paris Saint-Germain për 90 milionë euro, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Vlera e tij në treg u rrit nga 16 në 80 milionë euro për vetëm 12 muaj, një tjetër sukses menaxherial nga Frankfurt. Ai nuk u gjet mirë te PSG, ndërsa si huazim te Juventusi ngjalli karrierën e tij.
Omar Marmoush – Një tjetër “boom”
Omar Marmoush, egjiptiani që iu bashkua Frankfurtit si transferim i lirë nga Wolfsburgu në vitin 2023, tashmë është lojtar i Manchester Cityt.
Ai është shitur për 75 milionë euro, me klauzola që mund ta çojnë çmimin final në 80 milionë euro.
Para shitjes, në gjysmë sezoni, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 10 asistime duke u rritur në mënyrë marramendëse në vlerë.
Shifra të jashtëzakonshme për një klub të mesëm
Në total, vetëm nga tre sulmues, Eintracht Frankfurt ka arkëtuar mbi 230 milionë euro fitime, ndërsa ka investuar vetëm 20 milionë euro për të gjithë blerjet e tyre së bashku. Një model i pastër i menaxhimit të zgjuar dhe punës së suksesshme në zbulimin e talentëve.
Frankfurti po ndërton reputacionin e tij si “laboratori i artë” i Bundesligës për sulmuesit – një klub që nuk i ndalon yjet të shkëlqejnë dhe di si t’i shndërrojë ata në pasuri.
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq