Gerard Pique nuk do të mund të paraqitet në derbin e javës së ardhshme kundër Valencias, për shkak të kartonit të pestë që ka marrë në këtë sezon.
Mbrojtësi katalan u ndëshkua me kartonin e pestë të verdh në fitoren e Barcelonës kundër Leganes, duke humbur derbin me Valencian në javën e ardhshme.
Tashmë, trajneri Valverde do të jetë pa Pique dhe Javier Mascherano i cili është i lënduar dhe do të mungojë një muaj, duke mbetur vetëm me dy opsione, Thomas Vermaelen dhe Samuel Umttiti.
32 vjeçari belg nuk është paraqitur në asnjë ndeshje në këtë sezon dhe vetëm tri herë ishtë në bankën rezerv të gjigantit katalan.

Megjithatë, ai ka luajtur për kombëtaren e Belgjikës në gjashtë ndeshje, duke startuar ndaj Meksikës dhe Japonisë.
Pique u ndëshkua me karton të verdh pas një ndërhyrje ndaj Nordin Amrabat.
Me fitoren prej 3 me 0 kundër Leagnes, Barcelona ka vazhduar serinë pa humbje duke shkuar në 17 ndeshje pa humbje në të gjitha garat. /arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...