
Netherlands' coach Ronald Koeman looks on prior to the Euro 2020 football qualification match between Belarus and the Netherlands in Minsk on October 13, 2019. (Photo by Sergei GAPON / AFP) (Photo by SERGEI GAPON/AFP via Getty Images)
E ardhmja e Ronald Koeman nuk është e sigurt te gjiganti katalunas Barcelona.
Trajneri holandez është në rrezik për tu shkarkuar dhe gjithçka ka plasur pas debaklit që katalunasit e pësuan nga Bayern Munich 0-3 në xhiron e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Humbja në Camp Nou iu dhemb të gjithëve, por më e dhimbshme ishte loja e dobët e Barcelonës ndaj Bayernit.
Nuk mbahet në mend që ka kaluar një ndeshje që Barceloa nuk e ka goditur asnjëherë portën dhe kjo ndodhi në takimin ndaj Bayernit.
Menjëherë pas takimit me gjermanët, është mbajtur një mbledhje mes drejtuesve të Barcelonës ku temë e diskutimit ka qenë e ardhmja e trajnerit Ronald Koeman.
Laporta ka mbetur i zhgënjyer në fund të edicionit të kaluar nga loja e ekipit, derisa edhe këtë fillim sezon, Barca nuk ka bindur aspak me lojë.
Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se presidenti Joan Laporta tanimë i ka vënë një ultimatum trajnerit holandez.
Për ta shpëtuar punën e tij te Barcelona, Koeman duhet t’i fitojë tri ndeshjet e radhës në La Liga.
Holandezi duhet ta përgatitë mirë ekipit që të marrë fitore ndaj Granadas, Cadizit dhe Levantes në mënyrë që të vazhdoj të mbetet në krye të gjigantit katalunas. /Telegrafi/
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...