Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka zbuluar profesionalizmin e sulmuesit Lionel Messi, që nga koha kur pranoi të mos largohet nga “Camp Nou”.
Argjentinasi gjatë verës kërkoi nga presidenti Josep Bartomeu se donte largimin dhe t’i lejohej të aktivizonte klauzolën si agjent i lirë, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, kërkesa nuk u pranua nga Bartomeu, andaj lojtari vendos të qëndrojë edhe një vit të klubi blaugranas.
Koeman është i lumtur me argjentinasin, derisa ka thënë se ky i fundit është treguar shumë profesionist.

“Ai bën gjithçka që pres nga ai si lojtar dhe kapiten. Pasi erdha si trajner këtu, shkova të vizitoja shtëpinë e Messi-t që të diskutoja të ardhmen e tij”.
“Ishte i qartë për vendim. Në fund situata ndryshoi për mirë dhe nga ai moment që tha se do qëndronte, ai ishte i shkëlqyer”, deklaroi ai.
Messi zhvilloi 90 minuta në tri ndeshjet e Barcelonës, duke përfshirë golin nga pika e bardhë kundër Villarreal-it./arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit