Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka konfirmuar se ende nuk di se çfarë do bëhet me të ardhmen e sulmuesit Ousmane Dembele.
Francezi kërkohet me ngulm nga Manchester United-i, që e shohin si pasuesi i Jadon Sancho-s, transmeton portali arbresh.info.
Koeman ka konfirmuar se e ardhmja e lojtarit vendoset nga klubi, mirëpo nëse qëndron ka vend në formacion.

“Varet nga klubi dhe lojtari. Por, tani është me ne dhe kemi parë në javët e fundit, kam besim te ai”.
“Ai duhet të pres që të luaj, por është duke u stërvitur mirë, duke u përmirësuar. Dua të them se kam besim te ai”, deklaroi ai.
United-i është duke provuar ta huazojë me mundësi blerje, derisa fjala e fundit i takon francezit, që deri me tani ka refuzuar largimin nga “Camp Nou”./arbresh.info.
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...