Klubi në Serie A, Empoli i ka ndërprerë festën e ditëlindjes së 65-të trajnerit Aurelio Andreazzoli duke e shkarkuar sonte (e hënë) pas rezultateve të dobëta.
Ai është shkarkuar pavarësisht se riktheu Empolin në kompeticionin më të madh të Italisë kur fituan titullin në Serie B me 13 pikë, transmeton portali arbresh.info.
“Për Adreazzolin, protagonistin tonë kryesor në udhëtimin e mrekullueshëm sezonin e kaluar që na lejoi neve të rikthehemi në fazën e madhe të ligës më të lartë, ne i dërgojmë atij falënderimet të përzemërta për punën e tij”, shkruan klubi në një deklaratë.
Andreazzoli ishte në detyrë që nga dhjetori i vitit 2017.
Empoli aktualisht është në zonën e dëbimit, i treti nga fundi me gjashtë pikë të siguruara nga 11 ndeshje pas shtatë disfatave, megjithëse dy të fundit ishin kundër top skuadrave si Juventusi dhe Napoli.
Empoli është klubi i tretë në Serie A që ndanë rrugët me trajnerin e tyre këtë sezon pas Chievos dhe Genoas./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së