Ferizaj tashmë ka hyrë fuqishëm në markato verore, dy javë para edicionit të ri të garave, shkruan futbollikosovar.com.
‘Ujqërit’ tashmë kanë bërë edhe një goditje, nga kategoria Superiore.
Bëhet fjal për futbollistin 23 vjeçar, Kristi Marku, që luan si mbrojtës qendëror.
Marku ka një karrierë të pasur duke luajtur në skuadra si Honved (Hungari), Rosengard (Suedi), ndërsa në skuadrat shqiptare ka veshur fanellat e Flamurtarit si dhe Partizanit.
Gjithashtu 23 vjeçari, ka qenë pjesë e kombëtarës shqiptare, për grupmoshat U17, U19 e U21.
Madje Marku ka qenë edhe kapiten i moshave shqiptare, duke qenë një futbollist mjaft premtues.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...