Sipas raportimeve të fundit në Itali, “Investcorp” mund të nënshkruajë kontratën për blerjen e klubit të Milanit gjatë kësaj jave.
Palët janë tashmë në negociata të avancuara, me shpresën për të përfunduar mbylljen e marrëveshjes para fillimit të muajit maj.
“Il Sole 24 Ore” ka raportuar se “Investcorp” është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratën për blerjen e klubit. Sipas mediumit italian, gjithçka mund të finalizohet më 29 maj.
Klubi i Milanit pritet të shitet për shumën prej 1.1 miliard eurove.
Kujtojmë se “Investcorp” është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrejn.
Nëse klubi i Milanit shitet, atëherë 18 herë kampioni italian do të bëhej klubi i parë nga Italia me pronarë nga Lindja e Mesme. /Gazeta Express/
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...