Klubi i Ligës Premier, Ipswich Town thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Burnley për transferimin e portierin të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric.
Sipas mediumit The Athletic, marrëveshja mes Ipswich Towns dhe Burnleyt thuhet se ka një vlerë fillestare prej 8 milionë funtesh që rritet në më shumë se 10 milionë funte me bonuse dhe testet mjekësore janë duke u planifikuar.
Vaclav Hladky, portieri i parë i Ipswichit gjatë sezonit të kaluar në Championship u largua në fund të qershorit pasi klubi dhe lojtari nuk arritën të bien dakord për një kontratë të re.
Muric e nisi sezonin e kaluar si portieri i dytë i Burnleyt, por fitoi vendin e titullarit në ekip për 10 ndeshjet e fundit të sezonit në Ligën Premier.
Ai bëri 41 paraqitje në Championship një sezon më parë, ndërsa Burnley fitoi promovimin në ligën elitare angleze.
25-vjeçari iu bashkua Burnleyt nga Manchester City në vitin 2022 dhe kontrata e tij me klubin e Championship është deri në vitin 2026.
Muric përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar dhe ka bërë 38 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2018. /Telegrafi/
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...