Skuadra nga Turqia, Galatasaray, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin holandez të Manchester United, Robin Van Persie, shkruan ‘Goal’.
“Ne dëshirojmë që të nënshkruajmë me lojtarë që mund të dëshmohen në skuadër dhe t’i kënaqin tifozët tanë. Asnjë trajner nuk do të mund t’i thoshte jo Van Persie-t. Sidoqoftë ne nuk mund të shpenzojmë më shumë se që është e arsyeshme. Shpresojmë që do të arrijmë marrëveshje me të.”, tha trajneri i Galatasaray, Hamza Hamzaloglu.
Për Van Persie interesim kanë shfaqur edhe dy skuadra italiane, Juventus dhe Lazio, megjithatë holandezi që shënoi këtë sezon 10-të gola në ‘Premier League’ ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...