Talenti i Real Madridit është bërë objektiv i klubeve angleze për afatin kalimtar të janarit
Vinicius Junior mund ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në Premierligë.
Talenti i Real Madridit pëlqehet nga klubet angleze, të cilat duan ta transferojnë atë në afatin kalimtar të janarit.
19 vjeçari nuk është i lumtur në Madrid pasi nuk po ka hapësira nën drejtimin e Zinedine Zidane.
Sipas mediumit “El Desmareue”, lojtari ndihet i lënë anash nga trajneri francez dhe e ka kërkuar largimin.
Interesim për sulmuesin e krahut kanë shprehur gjigantët anglezë si Arsenali, Chelsea, Tottenhami e Manchester Unitedi, por edhe Wolverhamptoni.
Paris Saint-Germaini, Interi e Roma thuhet po ashtu se i kërkojnë shërbimet e futbollistit, nëse Reali është i interesuar të lirojë atë. /Gazeta Express/
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...