Jurgen Klopp beson se dëshira, qëndrimi dhe niveli i punës mund të ndihmojë Liverpoolin që të mposhtin kampionët e Evropës në finale të Ligës së Kampionëve.
Liverpool ditën e shtunë do të kërkojë titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve, njëherit kërkon t’i jap fund dominimit të Real Madridit në Evropë.
‘The Reds’ janë në finale të kësaj gare për herë të parë që nga viti 2007.
“Real Madrid ka shumë përvojë. Përvoja është e rëndësishme në jetë, por nuk është e vetmja gjë”, ka deklaruar Klopp.
“Nivelin e tyre mund të arrini me dëshirë, qëndrim dhe punë, kjo është arsyeja pse e dua futbollin”.
Klopp tutje ka shtuar se lojtarët e tij duhet të tregojnë trimëri ndaj Realit, siç bën ndaj Cityt dhe ndaj Romës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...