Klopp reagon pas rinovimit: Jam i dashuruar me këtë vendTrajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës me ekipin.
Sot faqja zyrtare e gjigantit anglez ka njoftuar për rinovimin e kontratës së trajnerit Jurgen Klopp.
Klopp ka rinovuar kontratën me ‘Reds’ deri në vitin 2026 dhe ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes.
“Kam shumë fjalë që mund t`i përdor për ta përshkruar këtë moment, i lumtur falënderues, i bekuar i privilegjuar dhe i emocionuar sa për fillim. Këtu ka shumë gjëra që i dua për këtë vend. E dija para se të vij këtu ndërsa tani jam më i vetëdijshëm se kurrë”, tha Klopp.
Nën drejtimin e trajnerit gjerman Liverpool ka fituar Premier Ligën, Kupën e Botës për Klube, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...
Kounde vendimtar – Barça shënon fitore të rëndësishme ...
Digjet depoja e një marketi në Tophane të Prishtinës
Atalanta shënon fitore të madhe me përmbysje ndaj Chelseas n...
Haradinaj: Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të ko...