
Liverpool manager Jurgen Klopp inspects the pitch before the UEFA Champions League match at the Red Bull Arena, Salzburg.
Georginio Wijnaldum është njëri nga futbollistët më të mirë te Liverpooli në repartin e mesfushës.
Mesfushori holandez ka luajtur rol jashtëzakonisht të madh në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve si dhe në titullin e fundit në Ligën Premier.
Por holandezi është futur në vitin e fundit të kontratës me The Reds dhe ende nuk ka vazhduar atë.
Ai është duke u kërkuar nga shumë skuadra, përfshirë Barcelonën me trajnerin Ronald Koeman që e dëshiron me ngulm.
Në anën tjetër Liverpooli i ka ofruar kontratë të re atij, por që ende nuk e ka pranuar dhe kampioni në fuqi i Anglisë po e bënë të pamundurën që ta bindin atë për të qëndruar në Anfield.
“Shpresoj që Wijnaldum do të nënshkruajë kontratën e re. Ju e shihni se ai luan gjatë gjithë kohës dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, ka deklaruar Klopp pas fitores ndaj Wolverhampton.
30-vjeçari u bashkua me Liverpoolin në verën e vitit 2016 nga Newcastle Unitedpër një shumë rreth 28 milionë euro.
Reprezentuesi holandez këtë edicion ka luajtur në 18 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol.
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...